Komuna e Lipjanit për nder të muajit të shenjë të Ramazanit ka mbështetur kampanjen “Sofra e Ramazanit”, të organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Lipjan për t’u dalur në ndihmë familjeve në nevojë me artikuj ushqimorë, njofton Komuna.
Kryetari Imri Ahmeti gjatë aksionit të shpërndarjes së këtyre ndihmave ka falenderuar KBI në Lipjan për organizimin e kampanjës, “Sofra e Ramazanit”, duke thënë se ndihma dhe kujdesi ndaj famileve në nevojë është një mision shumë i rëndësishëm e sidomos pasi që jemi edhe në muajin e Ramazan.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e KBI në Lipjan kanë falenderuar Kryetarin Imri Ahmeti për bashkëpunimin e vazhdueshem e tash së fundi edhe në ndarjen e mjeteve financiare mbështjetjen e kësaj kampanje që do të thotë shumë sepse kujdesi i Institucioneve dhe bamirësve e begaton edhe më shumë sofrën e nevojtarëve.


