Lavdrim Muhaxheri shfaqet i gjallë në storjen e Euronews (Video)

PUBLIKUAR

“Rusia ka arrestuar dhe vrarë Lavdrim Muhaxherin”, ishte ky lajmi i fundit që u dha nga mediat ruse dhe serbe ditë më parë, e që transmetua edhe nga portalet në Kosovë. Por, edhe ky lajm duket të jetë i rremë, pasi xhihadisti më i kërkuar shqiptar është parë i gjallë në një kronikë të Euronews.

Në lajmet kryesore të Euronews sot është parë në mesin e luftëtarëve të Shtetit Islamik (ISIS) edhe Lavdrim Muhaxheri, në raportin e titulluar “Rouhani nga Irani u kërkon vendeve myslimane të bashkohen (“Iran’s Rouhani urges Muslim countries to unite) transmeton  “Presheva jone”.

Ndonëse nuk bëhet e  ditur se kur mund të jenë flimuar pamjet, aty shihet kosovari i shpallur tash e disa herë i plagosur dhe i vrarë në frontet e luftës së ISIS-it. Së fundmi ai u shpall edhe i arrestuar e i vrarë nga shërbimet sekrete ruse.

Presidenti iranian Hassan Rouhani të dielën (27 dhjetor) u bëri thirrje vendeve myslimane të bashkohen dhe të përpiqen për të përmirësuar imazhin publiktë Islamit.

Ai kritikoi ndarjet dhe dhunën që shqetësojnë botën myslimane.

“Ne duhet të heqim imazhin negativ të Islamit”, tha Rouhani Konferencën e 29 Ndërkombëtare e Unitetit Islamik në Teheran.

“Nuk ka as një shiit as sunit. Ne kemi një hënë islamike. Ne, myslimanët, jemi në një botë ku duhet të jemi të bashkuar”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...