Interi raportohet se është pranë sigurimit të shërbimeve të mbrojtësit të njohur holandez, Gregoy Van der Wiel.
Paris Saint-Germain kërkon për lojtarin 4 milionë euro.
Mundo Deportivo thotë se të dyja klubet janë në negociata të avansuara për një transfer gjatë janarit.
27 vjeçari do të dalë nga kontrata në qershor të vitit 2016.
PSG kërkon 4 milionë euro për të dhe Interi po heziton t’i paguajë duke parë dëshirën e lojtarit për të ardhur në Meazza. /Telegrafi/


