Watfordi nuk befasohet nga Chelsea (Video)

PUBLIKUAR

Chelsea ka barazuar në Stamford Bridge me rezultat 2-2 kundër Watfordit.

Mysafirët të cilët e filluan këtë ndeshhje me epitetin e të pamposhturve në katër javët e fundit, nuk u befasuan as nga Blutë.

Goli i pari erdhi nga Diego Costa, i cili në minutën e katër të takimit kaloi londinezët në epërsi pas një asimilimi nga Gary Cahill. Por, pas dhjetë minutash mysafirët u përgjigjën me anë të Troy Deeney nga pika e bardhë dhe kështu përfundoi edhe pjesa e parë.

Se Watfordi kishte udhëtuar të marrë pikë në këtë takim e tregojë edhe loja e tyre e bukur në fillim të pjesës së dytë, ku në minutën e 57-të ata kaluan në epërsi me anë të Odion Ighalo.

Por, me këtë nuk u pajtua i disponuari për lojë, spanjolli Costa i cili pas një pasimi fantastik nga Willian barazoi rezultatin (2-2) dhe më këtë rezultat përfundoi ndeshja.

Vlen të theksohet se në minutën e 80-të Oscar dështoi të shënon nga pika e bardhë.

Pas këtij barazimi Watfordi vazhdon të qëndrojë në pozitën e shtatë, kurse Chelsea në vendin e 15-të. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...