Ajri që vret

PUBLIKUAR

Në komunën që ka vetëm 20.000 banorë çdo vit nga 25 banorë regjistrohen si të prekur nga sëmundjet kancerogjene.

Pjesë e këtyre statistikave alarmante janë banorët e komunës së Obiliqit, që jetojnë nën tymtarët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të cilët e ndotin ajrin, ujin dhe tokën shumëfish më shumë se çdo normë të lejuar ndërkombëtare.

Daut Gashi, banor i fshatit Dardhishtë, thotë për gazetën “Zëri” se me vite të tëra kanë bërë ankesa tek institucionet e nivelit lokal, por dhe atij qendror, mirëpo nuk ka pasur reagim nga ana e shtetit për ndotjen e madhe që e shkaktojnë termocentralet e KEK-ut.

“Kemi bërë ankesë në Ministri të Ambientit, kemi bërë në Qeveri, vend nuk kemi lënë pa bërë ankesë. Është formuar komisioni prej tri ministrive që ta vlerësojnë gjendjen. Është dashur të bëhet një raport, të shkojë në Qeveri, por kurrë nuk shkoi në Qeveri”, thotë Gashi.

 

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...