Stoke City e ka ç’montuar Manchester Unitedin dhe e ka futur në krizë të thellë duke e mposhtur në shtëpi me rezultat 2-0 dhe me një paraqitje fantastike.
Shaqiri startoi në këtë takim, teksa befasia ishte lënia në stol e Rooneyt.
Me të filluar takimi Stoke bëri presion dhe erdhi deri te goli.
Në minutën e 19-të një gabim i rëndë i Depay u ndëshkua, teksa Krkic ishte realizator për 1-0.

Vetëm shtatë minuta më vonë (26′) pas një gjuajtje të lirë ishte Arnautovic ai që nga topi i kthyer lansoi një super goditje që e tronditi De Gean për 2-0 dhe shokimin e Van Gaalit.

Në pjesën e dytë Manchester United dominoi me posedim dhe kishte vetëm një rast të mirë shënimi dhe ai i krijuar nga Rooney.

Me këtë rezultat përfundoi sfida, pavarësisht përpjekjeve të United për t’u rikthyer. Me këtë disfatë Manchester Untied mbetet në vendin e gjashtë me 29 pikë, 9 pikë më pak se lideri Leicester që i shkon Liverpoolit.
Pas kësaj disfate pritet shkarkimi i menaxherit nën presion Louis Van Gaal, i cili sipas të gjitha gjasave do të zëvëndësohet nga menaxheri legjendar i Chelseat, Jose Mourinho. /Telegrafi/


