Duken si dy pika uji, Fifi i shkruan fjalët më të bukura motrës për ditëlindje

PUBLIKUAR

Këngëtarja, Filloreta Raçi, ka treguar se ka një lidhje shumë të fortë me familjarët e saj. Sot feston ditëlindjen motra e saj, Yllka dhe këngëtarja i ka bërë një dedikim të veçantë.

Fifi ka postuar në “Instagram” një foto më të, ku ato duken si dy pika uji, teksa ka shkruar:

“Shoqe të ngushta që nga viti 1995. Gëzuar ditëlindjen motra ime. Të dua më shumë seç dua veten. ¼ jem përjetësisht!”, ka shkruar Fifi në urimin  e saj për motrën.

Motra e Fifit është nënë e dy fëmijëve dhe këngëtarja ka treguar se nipi e mbesa janë pika e saj më e dobët. Ajo ndan shpesh foto në rrjete sociale me ta dhe nuk nguron të shpreh dashurinë e pafund si teze.

Para pak kohësh, Fifi ka qenë e ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, në të cilin ajo tregoi se me motrën, Yllkën ka qenë gjithmonë shumë e lidhur. Ajo tregoi se me të ka qenë për 12 vite në shkollë dhe se ka qenë gjithmonë e lumtur që e ka pasur pranë.

“Motra që është pas meje jam shumë e lumtur që ekziston se më ka dhënë 2 fëmijë 1 nip dhe 1 mbesë. Me motrën time kam qenë 12 vjet në një klasë dhe është një bekim më vete dhe e dua më shumë se veten”, tha Fifi.

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...