Policia Kosovës ka njoftuar se në Lipjan ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë në banjë të shtëpisë kishte dëgjuar disa zhurma në shtëpi dhe përmes telefoni kishte njoftuar një të afërm të tij.
Dëshmitari mashkull kosovar ka deklaruar se pasi kishte arritur te shtëpia e ankuesit kishte vërejtur dy persona të cilët ishin duke ikur në drejtim të fshatit Kraishtë dhe gjatë ikjes njëri prej tyre kishte shtënë me armë zjarri dy herë, por nuk dihet drejtimi i gjuajtjes, thuhet në raport, transmeton LipjaniNews.
Në konsultim me prokurorin kujdestar është inicuar rasti.
Foto: Ilustrim
LipjaniNews/


