Marrëveshje joshtetërore me BE-në

PUBLIKUAR

00_12_14063554201886964819

Republikës së Kosovës po i kërkohet që të nënshkruajë një marrëveshje me Bashkimin Evropian, për të cilën marrëveshje do të hiqte dorë nga republika.
Drafti për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizimn-Asocimit është bërë gati për t`u nënshkruar nga Kosova dhe Bashkimi Evropian, por marrëveshja e parë kontraktuale e Kosovës me këtë union nuk ka elementet që bëjnë që BE-ja të konstatojë se po lidh marrëveshje me një shtet.Deri tek kjo situatë ka sjellë mungesa e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së, miratimi i së cilave është dashur për çfarëdo që veprimi që BE-ja ndërmerr në raport me Kosovën.Kësisoj, përderisa Serbia ka arritur që të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim, Kosova nuk ka arritur që ta marrë as marrëveshjen e stabilizim asocimit që do ta trajtonte si shtet, e që është hapi i parë në drejtim të integrimit të një vendi në unionin 28 anëtarësh. Statusin e kandidatit që është hapi i parafundit në procesin e anëtarësimit e kanë marrë të gjitha shtetet tjera të rajonit, pos Kosovës dhe Bosnjës./Tribuna/.

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...