Nga buxheti i shtetit me 200 euro shtesë, u shpërblyen rreth 8 mijë policë.
Në lidhje me këto veprime foli edhe Kryetari i Sindikatës së forcave të rendit Shaban Tasholli, njofton Klan Kosova.
Ky i fundit tha se arsyeja e këtij shpërblimi që iu dedikohet kolegëve të tij ishte kryerja e punës së tyre në një orar të tejzgjatur.
Por, në mungesë të buxhetit nuk u shpërblyen goxha një numër madh i punëtorëve civil.


