Haziri: PDK ndodhet në panik sepse po ua zbardhim keqpërdorimet

PUBLIKUAR

haziri-pdk-ndodhet-n-euml-panik-sepse-po-ua-zbardhim-keqp-euml-rdorimet_hd

Lutfi Haziri nuk po i merr me shumë seriozitet akuzat dhe dërgimin e lëndëve në Prokurori kundër qeverisjes së tij nga ana e PDK-së.

Haziri tha se krejt këto akuza të PDK-së po bëhen për shkak se ata ndodhen në panik nga zbardha e dosjeve për qeverisjen e tyre dhe keqpërdorimet e shumta që kemi gjetur.

Heshtja e Hazirit e ka një arsyetim që sipas tij ka të bëjë me panikun që po mbretëron në kampin e PDK-së.

“Krejt këto akuza të PDK-së po bëhen për shkak se ata ndodhen në panik nga zbardhja e dosjeve për qeverisjen e tyre dhe keqpërdorimet e shumta”, tha Haziri.

Haziri tha se zyrtarët e tij kanë konstatuar gjetje të shumta në qeverisjen e PDK-së dhe tani janë grumbulluar një numër i madh i dosjeve dhe rasteve ku janë konstatuar lëshime dhe tani ato vepra veç janë duke u hetuar.

”Pos këtyre rasteve që janë duke u hetuar do të dërgohen edhe një numër tjetër për hetime. Keqpërdorimet dhe abuzimet nuk mund të fshihen duke akuzuar rrejshëm të tjerët. Kur hajni bënë me gisht-kjo i përngjanë atij”, tha me ironi Haziri. /rajonipress/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...