Kryekuvendari Konjufca nderoi të rënët në Sllovi të Lipjanit

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, bëri dje homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin e Lirisë në fshatin Sllovi të Lipjanit, kushtuar dëshmorëve dhe martirëve të rënë më15 prill të vitit 1999.

Kryekuvendari Konjufca po ashtu takoi disa nga familjarët e të rënëve, me ç’rast çmoi lart  kontributin e më të dashurve të tyre dhënë për liri, si dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila u kurorëzua me themelimin e shtetit tonë të pavarur.

Dëshmorët dhe martirët e rënë për liri janë gurthemel i shtetit dhe pavarësisë së Kosovës. Sakrificës së tyre sublime i përulemi me respekt të përjetshëm, tha z.Konjufca.

Për vetëm dy ditë, 15 e 16 prill 1999, forcat serbe vranë dhe masakruan 45 shqiptarë në fshatin Sllovi, në mesin e tyre pleq, gra e fëmijë.

Prandaj, kryekuvendari Konjufca e shtroi si nevojë të domosdoshme që institucionet e Kosovës të punojnë më shumë për zbardhjen dhe dënimin e të gjitha krimeve të Serbisë, të kryera në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...