Skuadra italiane Milan është në kërkim të një mbrojtësi të ri qendror.
Emri më i ri në listën e ‘Rossonerëve’, është kamerunasi Joel Matip i cili po luan me mjaftë sukses tek Schalke 04.
24-vjeçari ka kontratë deri në qershor të vitit 2016 me skuadrën gjermane dhe mund të largohet në janar nga aty.
Schalke ka shprehur interesimin për ta shitur lojtarin në janar që mos ta humbas falas në verë.
Milan po e kërkon lojtarin që një kohë të gjatë dhe gjatë janarit mendon t’i ofrojë gjashtë milionë euro për të.
Përpos Milanit, Matip po kërkohet edhe nga Roma në Itali, ndërsa në Angli interesim për të ka shprehur Arsenal. /Telegrafi/


