Ndërkombëtarët kundër rinegocimit të Asociacionit

PUBLIKUAR

Diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë i kanë dhënë mbështetje të plotë interpretimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, por kundërshtojnë propozimin e opozitës dhe analistëve që marrëveshja të rinegociohet.

Ata kanë kërkuar nga institucionet e Kosovës që të vazhdojnë me përgatitjen e statutit për këtë Asociacion, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa kërkojnë nga të gjithë faktorët politikë në Kosovë ta respektojnë këtë vendim, shkruan “Zëri”.

Sipas diplomatëve ndërkombëtarë, Gjykata Kushtetuese në mënyrë të qartë thotë se Asociacioni do të themelohet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe jep udhëzime për t’u siguruar që themelimi i saj bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës.

Opozita në anën tjetër, këtë vendim të Kushtetueses e sheh si vendim në favorin e tyre dhe kërkon dorëheqjen e Qeverisë.

Por, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë përmes një komunikate për media ka bërë thirrje që të respektohet aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese. Ambasada e SHBA-ve gjithashtu thotë se Gjykata në mënyrë të qartë ka sqaruar se Asociacioni do të themelohet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe Kushtetutës së Kosovës. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

E kam konsideruar këtë Kuvend të panevojshëm, të pakohë / Reagon Abdixhiku: më 30 korrik, përcaktojmë LDK-në

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm të...

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...