Si e pritën prindërit dhe fëmijët lidhjen me 21-vjeçarin? Tregon Adriana Matoshi

PUBLIKUAR

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosjes, Adriana Matoshi në një intervistë për “Express Rozë” ka treguar shumë gjëra rreth jetës së saj private dhe profesionit.

Ndër, të tjera Matoshi është pyetur se si e kanë familja lidhjen e saj me 21-vjeçarin, Keith Groeneveld, e që tregoi haptazi.

“Më respekton familjen tepër, fëmijët e mi i do shumë, i respekton, kujdeset për ta, iu shkruan”, u deklarua Matoshi.

“Familja jem gjithmonë e ka dashtë lumturinë time, tash unë e shoh familjen time sa të lumtur janë kur më shohin mu të lumtur, nuk është që s’kam qenë e lumtur, unë gjithmonë kam gjetur lumturi gjithkund, në shoqëri në familje, por ata po e shohin lumturinë time 100%, kurrë më të lumtur nuk e kam pasur familjen time e fëmijët e mi.”

Po ashtu tregoi që fëmijët vazhdimisht kanë insistuar duke i thënë që të gjej dikë.

“Fëmijët e mi pak para se me kon me Keithin, më kanë thënë: Mam gjeje dikon, mam pse nuk e ki ti dikon, nuk ka qenë në planet e mia, por më ka ardhur, jemi kuptuar shumë, jemi pëlqyer”, tha deputetja.

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...