Sulmuesi i Interit, Stevan Jovetic, nuk ka frikë që të besojë për Scudetton, por thotë se Juventusi mbetet favorit.
Nerazzurët kryesojnë tabelën e Serie A para pushimeve dimërore, një pikë para Napolit dhe Fiorentinas dhe tri para Zonjës së Vjetër.
“Ne jemi këtu në maje dhe duam të bëjmë mirë. Ne do të bëjmë më të mirën që të mbetemi liderë. Për pjesën time, shpresoj që të shënoj më shumë gola dhe të bëj më shumë asiste”.
“Unë nuk kam frikë të them fjalën ‘Scudetto’. Unë besoj, sepse nëse nuk do të besoja do qëndroja në shtëpi. Unë nuk kam pritur që ne të jemi në vendin e parë për vit të ri, por ne merituam këtë për punën që kemi bërë”.
“Jemi ekip i shkëqlyer, jemi ndër pesë ekipet që do të luftojnë deri në fund. Juve mbetet top favorit për titull, pasi ata janë kthyer në formë. Më pas aty janë Roma, Napoli dhe Fiorentina”, u shpreh Jovetic. /Telegrafi/


