Tayna erdhi atraktive në imazhin e fundit.
Rep-artistja Tayna është emër shumë i komentuar, e cila vazhdimisht merr vëmendje edhe me paraqitjet e saj, shkruan lajmi.net.
Në fotografinë e fundit, artistja pozoi para pasqyrës, teksa provokoi ndjekësit duke ngritur bluzën sipër.
Ajo ishte veshur me veshje sportive, ndërsa bluza e shkurtër ia theksoi barkun e sheshtë asaj.

Para këtij imazhi, Tayna solli edhe një tjetër fotografi, ku u shfaq e veshur sikurse modelet e “Victoria’s Secret”.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor nga Tayna mbetet “WTF” në bashkëpunim me Ivorian Doll. /Lajmi.net/


