Jevtiq: Jemi të kënaqur me vendimin e Kushtetueses dhe të gatshëm për zgjedhje

PUBLIKUAR

Të enjten ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq ishte në mbledhjen e Qeverisë ku u fol vetëm për vendimin e Gjykatës Kushtetuese rreth parimeve për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Aty ministri Dalibor Jevtiq, nuk e tha asnjë fjalë, por në këtë intervistë ai thotë se Lista serbe është mëse e kënaqur me atë që dëgjuan në Qeveri kur u lexua vendimi i Kushtetueses.

Ministri nga pakica serbe në Qeverinë kosovare, thotë se krejt bllokada që i është bërë Kuvendit në muajt të fundit nga opozita është për ta rrëzuar Qeverinë ku ata jane pjesë e jo për të kundërshtuar Marrëveshjet.

Sa për zgjedhjet e reja, politikani thotë se “Srpska” është gati për to që tani.

Jevtiq, që më përpara pati thënë se lista serbe ” del nga koalicioni me PDK-LDK-në nëse nuk permbushet kushti I tyre për Bashkësine e Komunave, tash thotë se për një mendim të tillë ska aspak nevojë

Minsitri për Kthim e Komunitete tha se në situatën e tanishme ata nuk guxojnë të japin asnjë afat për konsitutimin e ASK-së pasi që sipas tij gjërat tashmë nuk bëhen duke përcaktuar data.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...