Molliqaj: Nuk kam pranuar asnjë fletë-arrest (Video)

PUBLIKUAR

Për veprimin që e bëri në protestën e 18 nëntorit, Dardan Molliqaj, do të mbahet në mend gjatë dhe prej atëherë ai nuk endet lirshëm në Kosovë.

Por pavarësisht kësaj, vet Molliqaj gjatë një interviste për emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova tha se asnjëherë nuk mori fletë arrest.

Sekretari i Vetëvendosjes e quan kriminele qeverinë e tanishme dhe se do të angazhohet për ta zhbërë atë. Po ashtu seancat e kuvendit që u mbajtën në sallën alternative i quajti seanca të tavaneve dhe të byfeve.

Ndërsa sa i përket vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, ai u shpreh se nuk i beson këtij organi ligjor, por që vendimi i fundit përfundimisht e ka zhbërë Asociacionin e Komunave Serbe.

 

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...