Vetura godet për vdekje një 7 vjeçar në Lipjan

PUBLIKUAR

Një këmbësor ka vdekur në fshatin Rusicovc të Lipanit, si pasojë e goditjes nga një veturë në lëvizje. Për këtë rast policia ka arrestuar ngasësin e veturës.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

 

 

“Sot rreth orës 16:30, në rrugën Komoran – Carralevë, saktësisht në fshatin Rusinovc, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësor) ka vdekur”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Burime të IndeksOnline nga vendngjarja kanë bërë të ditur se në momentin e goditjes nga vetura fëmija ka qenë i shoqëruar së bashku me prindërit e tij.

Ahmeti ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Audi dhe një këmbësor.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori. S.S (2014), i cili nuk ka mundur tu përballojë plagëve të marra dhe i njëjti rreth orës 17:30, në QKUK, ka ndërruar jetë”, theksoi Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se ngasësi i veturës A H. 27 vjeç është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion

SHIKO MË SHUMË

Zhduket një grua në Lipjan, familja raporto rastin në polici

Një grua nga fshati Vrellë e Magures në Lipjan është raportuar e zhdukur, pasi...

Abdixhiku qëndroi, nisin dorëheqjet në LDK-Lipjan

Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i...

Aksident i rëndë mes dy veturave në hyrje të autostradës në Lipjan

Një aksident trafiku ka ndodhur pak qaste me parë në hyrje të autostradës në...