Gashi: Do ta kemi Asociacionin, sepse këtë e parasheh Kushtetuta

PUBLIKUAR

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i ka nxjerrë si jo tërësisht të përputhshme disa nga parimet e Marrëveshjes për Asociacionin, ka thënë se ky vendim e ka konfirmuar bindjen e tij, duke i hequr të gjitha dyshimet dhe e kufizuar veprimtarinë e këtij asociacioni, njofton Klan Kosova.

“Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar mendimet tona të asaj kohe. Ne do të kemi një Asociacion të Komunave Serbe sepse këtë gjë e parasheh edhe Kushtetuta e Kosovës. Do të nxirret një dekret qeveritar i drejtpërdrejtë. Këtë e ka thënë edhe Kushtetuesja: do të nxirret një akt juridik nga Qeveria, ka thënë ajo”, tha Gashi për Info Magazine të Klan Kosovës

Sipas tij, me këtë vendim Asociacioni është futur brenda kornizës kushtetuese të shtetit dhe se zbatimi i vendimit të Kushtetueses e heqë çdo rrezik.

“Mendoj që në aspektin juridik, Gjykata Kushtetuese e ka futur brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore të Kosovës Asociacionin. Asociacioni mundet që Statutin aktual ta kopjojë, ta përshtasë dhe adaptojë gjuhën e tij. Po gabohet kur po thuhet: qeveria do të nxjerr akt ligjor. Qeveria nuk e bën këtë gjë, por nxjerr vendime. Mendoj që nëse zbatohet në përpikmëri verdikti i Gjykatës Kushtetuese nuk do të ketë kurrfarë rreziku”, tha ai.

Sipas tij, është pak jo e zakonshme që Kushtetuesja të komentojë çështje që nuk janë ligje, por në një formë ajo e ka bërë këtë gjë.

“Ajo ka paragjykuar çka mund të ndodhë dhe në bazë të këtyre gjërave ka thënë se si duhet të veprohet. Unë mendoj që interpretimi i Gjykatës Kushtetuese është korrekt dhe e ka hequr rrezikun, ndërsa për çësthje politike tash mund të diskutojmë”. /klankosova.tv

 

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...