Afro 500 kosovarë dyshohet se kanë votuar më shumë se një herë në zgjedhjet e 8 qershorit

PUBLIKUAR

Votimet e 12 dhjetorit - r.s.-1383468767
Janë afro 500 qytetarë kosovarë që dyshohet e kanë votuar më shumë se një herë në zgjedhjet e 8 qershorit. Ata janë identifikuar nga procesi i numërimit si dhe nga ankesat e herë-pas hershme që janë paraqitur nga vëzhguesit.

Siç merr vesh Express, Qendra e Numërimit të Votave tashmë ka përgatitur dokumentacionin për afro 500 raste, që kanë dalë si të dyshimta për votim më shumë s enjë herë nga i njëjti person.

Del që një pjesë e konsiderueshme e këtyre rasteve të jenë tek votimet me kusht, por nuk mungojnë as rastet kur në vendvotim ka hyre më shumë se një herë një person, i cila ka kaluar filtrat e kontrollit, siç është nënshkrimi në listën e votues dhe drita fluroshente.

Me ndryshimet e fundit të kodit penal të Kosovës, votimi më shumë se një herë, paraqet vepër penale.

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...