Opozita kërkon dorëheqjen e Qeverisë

PUBLIKUAR

Tri partitë opozitare të vendit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese kanë deklaruar se ajo çfarë ka thënë opozita bashkë me qytetarët është vërtetuar edhe nga Gjykata Kushtetuese.

Këto komente tri partitë opozitare i kanë bërë gjatë një konferencë për media.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se për opozitën marrëveshja për “Zajednicën” është e anuluar, transmeton zeri.info

“Ne si opozitë bashkë me qytetarët e kemi thënë atë gjë që dje u vërtetua nga gjykata. Për ne marrëveshja për “Zajednicën” është e anuluar. Dje u vërtetua edhe një gjë që Isa dhe Hashim kanë bërë shkelje flagrante të kushtetutës dhe ne kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të tyre”, ka thënë Ymeri.

Ndërkaq, Ahmeti Isufi nga AAK ka thënë se me vendimin e Gjykatës Kushtetuese triumfoi zëri i qytetarëve bashkë me opozitën në mbrojtje të interesave të Kosovës.

“Zëri i qytetarëve triumfoi bashkë me opozitën ne mbrojtjen e interesave të Kosovës. Kjo arriti qe edhe gjykata kushtetues te thotë fjalën e vetë në raport me marrëveshjen. Ne kërkoj që të gjithë deputete të lirohen”, ka thënë Isufi.

Fatmir Limaj ka theksuar se Gjykata Kushtetuese konstatoj se marrëveshja e parimeve ka qenë anti kushtetueses. Ai ka thënë se ky është hapi i parë që të ndryshoj gjendjen që është fut Kosova dhe ky hap është dorëheqja e menjëhershme e qeverisë. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Vendimi i Kushtetueses, afatet për Qeverinë e Presidentin rrjedhin pas afatit 30 ditor për konstituim edhe pa u bërë Kuvendi

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka nxjerrë sot vendim për kërkesën e Partisë...

Cakolli: Zgjedhjet me 8 ose 15 nëntor, Kushtetuesja s’e sqaroi se kush i cakton nëse dështon zgjedhja e Presidentit

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka...

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...