Morena vazhdon të provokojë ndjekësit e saj.
Këngëtarja e njohur Morena Taraku nuk ndal provokimet në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Ajo është një ndër femrat më të ndjekura shqiptare, ku edhe është mjaft aktive me paraqitje të ndryshme si nga jeta e përditshme edhe nga ajo profesionale.
Ndërkohë, në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, Morena ‘ngriti’ temperaturat. Ajo u shfaq me një fustan thuajse tërësisht transparent.
“E dua këtë veshje”, tha këngëtarja teksa pozoi në pasqyrë mjaft joshëse.
Modelja ka pranuar komente pozitive pranë këtij postimi, disa nga klegët e saj të estradës e disa nga fansat.


