Jahjaga takoi një grup të viktimave civile të luftës

PUBLIKUAR

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti në një takim drejtoreshën e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti dhe një grup të viktimave civile të luftës të cilat marrin shërbime nga kjo qendër.

Presidentja Jahjaga përgëzoi punën e kësaj Qendre, duke shprehur përkushtimin institucional për viktimat civile të luftës dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

Ajo theksoi nevojën e mbështetjes institucionale dhe shoqërore për trajtimin me dinjitet për kategoritë më të ndjeshme të luftës dhe shprehu vlerësimin më të lartë për sakrificën e tyre.

Presidentja Jahjaga shprehu falënderimin e saj për përkrahjen e vazhdueshme të kësaj qendre dhe të të gjithë organizatave joqeveritare të grave që i kanë dhënë viktimave civile dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke theksuar se institucionet dhe e gjithë shoqëria duhet të punojnë së bashku për të garantuar rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e tyre.

Presidentja Jahjaga shprehu përkushtimin e institucioneve të vendit për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ofruar shërbimet e parapara me ligjet e vendit për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...