Ndalni të shtënat nëpër dasma – policia po iu vëzhgon

PUBLIKUAR

ndalni-t-euml-sht-euml-nat-n-euml-p-euml-r-dasma-policia-po-iu-v-euml-zhgon_hd
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjilan tha se edhe pse kohëve të fundit ka rënie të të shtënave nëpër dasma e ahengje megjithatë shqetësimi për policinë është ende i madh.

Ai shtoi se policia është duke vëzhguar dhe operuar kudo nëpër gazmende me të vetmin qëllim që ato mos të shndërrohen në tragjedi.

Hashani kërkon nga qytetarët dhe mërgimtarët që të jenë të përmbajtur sepse askush nuk do të shpëtoj pa u ndëshkuar.

“Festo me zemër e jo me armë”, porosit dhe bën apel Hashani.

Hashani tha se nuk ka ndonjë statistikë të konfiskimit të armëve nëpër dasma, por ka rënie kjo dukuri dhe ky është një fakt shumë domethënës për policinë sepse këshillat e vërejtjet tona kanë dhënë efekt dhe kanë vetëdijesuar qytetarët.

“Aty ku ka dyshime se ka të shtëna apo prishje të qetësisë publike ne jemi menjëherë të pranishëm. U bëjmë apel qytetarëve dhe mërgimtarëve tanë të respektuar që të kenë kujdes maksimal sepse ka ndodhur që dasmat dhe ahengjet janë kthyer në tragjedi familjare”, tha Hashani.

Ndërkohë në fshatin Ramnishtë të Vitisë njoftohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti në një aheng familjar (dasmë) ka shtënë me armë zjarri në ajër, njoftoi Policia e Kosovës.

Sipas policisë, nga i dyshuari është konfiskuar një revole CZ me një karikator me 9 fishek të kalibrit 9 mm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /rajonipress/

SHIKO MË SHUMË

IKSHPK del me thirrje: Mbrohuni nga temperaturat e larta, kujdesuni për foshnjat, fëmijët e të moshuarit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka dalë me thirrje e këshilla për t’u mbrojtur...

5 orë ballafaqim me zjarrin në një banesë në Prishtinë, një 5 vjeçar po trajtohet në emergjencë, disa zjarrfikës të lënduar

Drejtori për Emergjenca i Komunës së Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka dhënë detaje për djegien...

Polica i gjen armë pa leje 62-vjeçarit në Kaçanik pas kontrollit në shtëpinë e tij

Një pushkë gjuetie pa leje dhe 12 fishekë i janë gjetur E.L., 62 vjeç,...