Raul trajneri i Realit në të ardhmen

PUBLIKUAR

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e kthimit te Los Blancos si trajner, në të ardhmen.

38-vjeçari u pensionua nga futbolli në nëntor, pasi i ndihmoi New York Cosmos që ta fitonte titullin e ‘North American Soccer League’.

Ai ka luajtur te Mbretërit gjatë viteve 1994-2010 duke fituar 16 tituj, ndërsa ka shënuar 323 gola për klubin madrilen.

“A do ta trajnoj Real Madridin? Kjo është pyetja kryesore që ma bëjnë këto ditë. Por, mendoj se nuk është koha e duhur që ta bëj tani”.

“Akoma nuk i kam marrë licencat për trajner dhe mendoj se ka shumë kohë. Real Madridi është shtëpia ime, klubi më ka dhënë gjithçka si lojtar”.

“Real Madridi është pasioni im dhe jam i sigurt se dikur në të ardhmen do të përfundoj aty”, citon AS fjalët e Raul. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...