Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me Asociacionin e Komunave Serbe.
“Në këtë moment, kur u konfirmua e drejta jonë, përkundër burgosjeve, dhunës, rrahjeve dhe represionit, drejtësia fitoi. Më lejoni t’ju them faleminderit të gjithë atyre që na besuan, na përkrahën, protestuan dhe mbrojtën të drejtën e shtetit tonë! E drejta vonon, dhunohet, shtypet, luftohet, por në fund fiton”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook. /Telegrafi/


