Qëllon pa dashje 15 vjeçarin me armë gjahu

PUBLIKUAR

Një 26-vjeçar ka qëlluar pa dashje me armë gjahu një 15-vjeçar në këmbë. Ngjarja u shënua në qytetin e Shkodrës, ditën e martë. 26-vjeçari A.D., po hetohet nga Prokuroria e Shkodrës, pasi dyshohet se plagosi në banesë me armë gjahu në këmbë 15-vjeçarin E.L.

Incidenti ka ndodhur nga pakujdesia, teksa i riu po mbante armën e gjahut teke tip “Bereta”. Adoleshenti ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Burimet thanë për NOA.al se, arma e gjahut ishte me leje, ndërkohë që u sekuestrua bashkë me 15 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për Nenin 92 të Kodit Penal./Shekulli/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...