Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmi Limaj, në llogarinë e tij në Facebook ka komentuar rreth aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese përkitazi me Asociacionit të Komunave Serbe.
“Qeveria ka shkel Kushtetutën. Më në fund edhe Gjykata Kushtetuese konstaton atë që tashmë e kemi thënë ne; e ka thënë opozita e bashkuar se marrëveshja për ‘Zajednicën’ është në kundërshtim me kushtetutën”, ka shkruar Limaj. /Telegrafi/