Adelina Ismaili tregon përse është shkëputur nga ekrani gjatë kësaj periudhe

PUBLIKUAR

Adelina tregoi pse është larguar nga ekrani.

 

Adelina Ismaili tash e një kohë nuk është aktive në muzikë, por ka sfiduar veten në moderim, shkruan lajmi.net.

Ajo për disa muaj  ka qenë aktive si moderatore e një emisioni televiziv, por kohën e fundit është vërejtur mungesa e saj në ekran.

Së fundi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, në të cilat shfaqet shumë joshëse e veshur në të zeza.

Shumë prej ndjekësve i shkruajnë “Më mungon, na e rregullo pak fundjavën aman”.

Adelina tregoi se do të rikthehet së shpejti në ekran, pasi kishte disa probleme shëndetësore, teksa sqaroi se nuk e kishte COVID-19.

“Shpejt…kam patur probleme shëndetësore (jo Covid). Shpeeeejt”, ishte përgjigja e saj.

Ndryshe, “Amanet” mbetet projekti i fundit muzikor nga Adelina Ismaili në bashkëpunim me Skerdi Agon, këngë e cila u lansua më 2019. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...