Pas dështimit total të Diego Costas, skuadra londineze e Chelseat është duke planifikuar për të sjell një sulmues të ri.
Por, gjërat mund të komplikohen për ekipin e pronarit rus, Roman Abramovich, pasi në garë për super sulmuesin e Leicester City është futur edhe Manchester City.
Sipas medieve britanike, Citizens janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e Vardyt e cila kap shifrat prej 30 milionë funtesh.
Megjithatë, i gjithë ky operacion mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të verës, ani pse Bardy ka të drejt të paraqitet edhe në garat evropiane për klube.
Chelsea dhe City gjithashtu janë të interesuar edhe për shërbimet e mesfushorit, Riyad Mahrezit. /Telegrafi/


