“Messi më tha se do t’i pëlqente të luante për Interin”

PUBLIKUAR

Ish-mesfushori argjentinas Juan Sebastian Veron, ka zbuluar një tjetër prapaskenë rreth Lionel Messit dhe Interit.

Shumë herë është përfolur për interesimin dhe lidhjet e vazhdueshme të Nerazzurrëve me yllin argjentinas dhe tani këtë e thotë edhe ish-ylli i Interit dhe Lazios.

“Messi? Para disa vitesh më kërkoi informacione për Italinë. Njëherë më tha se do t’i pëlqente të luante tek Inter. Të jem i qartë, ai është një episod i së kaluarës, ishte akoma Moratti. Tani, sinqerisht më duket e pamundur që ai të largohet nga Barcelona”, ka thënë Veron për TuttoSport.

Vlen të theksohet se Messi në moshën 17-vjeçari ishte shumë afër kalimit te Interit, por gjërat u komplikuan dhe ky transferim nuk u finalizua. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...