Bie makina në lumë, shpëton 24-vjeçari

PUBLIKUAR

Një 24-vjeçar ka shpëtuar mrekullisht, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin Buna.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm në aksin Xhabiej-Bahçallëk në Shkodër, rreth orës 7 e 10 minuta.

Vilson Dibra humbi kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë dhe ngricës në rrugë.

Pas rënies në ujë, ai është ndihmuar nga disa persona që u gjendën pranë vendit të ngjarjes, ndërsa tani ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. /TV Klan/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...