Mustafa: Presidentja po lejon të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit

PUBLIKUAR

11111111111
Isa Mustafa thotë se sot Kosova është shtet pa shtet dhe se për këtë nuk po merr askush përgjegjësi.Sipas tij, presidentja po lejon të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit.
“Shtet pa shtet, sot duket Kosova. Me jetë parlamentare të pezulluar, me Qeveri në ikje, Kryeministër i cili është edhe deputet, shumë ministra që janë deputet, këshilltar komunal, drejtorë e nënkryetarë të komunave njëherësh deputet, me konflikt interesi e në kundërshtim me Kushtetutën. Të gjithë këta marrin vendime të mëdha, pa asnjë përgjegjësi, pa i penguar askush. Këta që e kanë kapur shtetin dhe e kanë siguruar diktatin, pse mos të thonë zgjate zot, se kurrë me mirë nuk ka qenë, sepse Kosovën e shndërruan në livadhin e tyre. Por e vërteta është se ky vend ka rregulla, ligje dhe Kushtetutë, ka edhe institucione të pavarura, të cilat duket qartë se nuk kanë peshë për sundimtarët! E Presidentja, si i vetmi institucion me legjitimitet Kushtetues as nuk shtron pyetje dhe as nuk vepron, por lejon që të rrezikohet demokracia dhe ardhmëria e vendit. Dikush, duhet ta merr përgjegjësinë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

 

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...