Artistja e njohur, Dafina Zeqiri, është ndër të infektuarat me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, teksa ka ndarë një fotografi të vetes.
Me një veshje sportive, artistja dukej paksa e lodhur, ndërsa shtoi se virusi nuk mund ta ndalë të shkrepë imazhe.



