Shefi i Armatës Zvicerane, vizitë Swisscoy-t në Kosovë

PUBLIKUAR

Shefi i Armatës së Zvicrës, Komandant Korpusi, André Blattmann, qëndron më 22 dhe 23 dhjetor (sot dhe nesër) për vizitën tradicionale të fundvitit në Kosovë, për të vizituar trupat e SWISSCOY-t të stacionuara atje.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga Departamenti Zviceran i Mbrojtjes, Blattman gjatë kësaj vizite shoqërohet nga Beatrix Métraux, pjesëtare e Qeverisë së Kantonit të Vaudit dhe Oskar Freysinger, po ashtu pjesë e ekzekutivit të kantonit të Valisit.

Në fokus të kësaj vizite në Kosovë është kremtja e Krishtlindjes së bashku me kontingjentin e 33-të të SWISSCOY-t në Prizren.

Veç kësaj, parashihet edhe një vizitë te komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Guglielmo Luigi Miglietta në Prishtinë si dhe vizita e njësitit të udhëhequr nga Zvicra, në Mitrovicë, të njohur si «Joint Regional Detachment Nord». /albinfo/

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...