Aleanca e Gruas së Kosovës vizitoi familjen e Donjeta Pajazitaj

PUBLIKUAR

Sot Aleanca e Gruas së Kosovës vizitoi familjen e Donjeta Pajazitajt për t’i shprehur ngushëllimet dhe për ta ndarë dhimbjen me ta.

Aleanca e Gruas së Kosovës e indinjuar për tragjedinë që i ndodhi Donjeta Pajazitaj-të nga Strellci i Deqanit, ngre zërin e saj për t’i bërë thirrje organeve të hetuesisë që ta zbardhin sa më parë vrasjen e mistershme të saj në moshën 24 vjeçare.

“Donjeta ishte njëra nga lulet që e shkëputën nga jeta në moshën më të bukur të saj. Fatkeqësisht, kjo nuk është njëra ndër rastet e para që ndodhin në vendin tonë, vrasësit e tillë duhet të dënohen pa u kursyer me dënimin e merituar. Kujtojmë që tragjeditë e tilla, zanafillën e tyre e kanë që nga dhuna që i ushtrohet femrës në përgjithësi në vendin tonë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...