Ana në lidhje me ish-konkurrentin e “Për’puthen”

PUBLIKUAR

Ana Lleshi, e njohur si Ana 1 e “Për’puthen” është një ndër personazhet më të përfolura të këtij emisioni

Ajo është përfolur shpesh herë për lidhje dashurie, pasi ka dalë nga emisioni, por i ka mohuar çdo herë këto lajme.

Megjithatë, ditëve të fundit ka pasur zëra se ajo është në një lidhje dashure me ish-konkurrentin e “Për’puthen” Arsim Abduli nga Maqedonia.

E këto dyshime i ka konfirmuar për Express Rozë një burim i afërt me çiftin.

Ai ka deklaruar se Ana dhe Arsimi po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë jashtë kamerave dhe publikut.

Deri më tani, asnjëri nga ta nuk ka folur rreth kësaj romance.

Ndryshe, derisa ishte në “Për’puthen” Ana ishte e afërt me Atdhe Gjeravinën nga Gjakova.

Madje pasi kishte dalë dhe ishte kthyer në emision për një intervistë, Atdheu e kishte puthur.

Por, gjërat ndërmjet tyre u ftohën pasi ajo nuk vazhdoi më të jetë pjesë e emisionit, ndërsa Atdhetu filloi njohjen me vajzat tjera./ExpressRozë/

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...