Murat Meha asnjëherë nuk ishte shqetësuar për demarkacionin

PUBLIKUAR

Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) më së shumti mund t’i jetë gëzuar kryetari i Komisionit për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Meha.

Kjo pasi opozita disa herë e atakoi atë, pasi udhëhoqi komisionin për verifikimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.

Meha nuk tregohet i ngazëllyer nga deklaratat e DASH-it se demarkacioni nuk ka asnjë gabim, por kujton se ai dhe komisioni që udhëhoqi asnjëherë nuk u shqetësuan nga deklaratat politike, pasi ishin të sigurt se puna e tyre u krye me përpikëri.
Murat Meha në një prononcim për Gazetën Express tha se demarkacioni i nënshkruar gjatë gushtit në Vjenë mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë i punuar drejtë dhe i dokumentuar mirë.

“Ne si komision e kemi analizuar mirë dhe jemi të sigurt me atë që kemi punuar dhe është e dokumentuar mire e për atë nuk jemi shqetësuar asnjëherë”, tha Meha.

“Çdo ekspert që merret me verifikimin e kësaj vije kufitare ka me gjet një vijë administrative të pa ndryshueshme”, tha Meha, duke komentuar hetimin e SHBA-ve mbi përcaktimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi.  www.gazetaexpress.com

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...