E konfirmon trajneri: Xhaka kërkohet nga ky gjigant evropian

PUBLIKUAR

Granit Xhaka duket se do të largohet nga skuadra e tij aktuale Borussia Moenchegladbach.

Këtë gjë e ka konfirmuar vetë trajneri i skuadrës gjermane, Andre Schubert gjatë një interviste për portalin gjerman sport1.de

Schubert ka thënë se e kanë të vështirë ta mbajnë Granitin në skuadër duke marrë parasysh se për të interesohet Bayern Munich.

Sipas tij largimi i Xhakës do të jetë një gjë e mirë për klubin pasi do të fitoi shumë para.

“Unë mendoj se është diçka e madhe kur klube të tilla të mëdha si Bayern Munichu apo edhe tjera kërkojnë Granitin. Një gjë jemi të sigurt, nëse ai largohet ne do të fitojmë shumë para”, ka thënë Schubert, raporton Sport1.de.

“Graniti gaboi në ndeshjen e fundit dhe e pranoi këtë. Ai u ndëshkua me të kuq, por pas ndeshjes kërkoi falje për atë që bëri. Ai është një kapiten i shkëlqyer dhe nuk frikësohet asnjëherë”, ka shtuar me tej trajneri i Gladbachut. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...