Ajo aktualisht po shijon një udhëtim pune në Sidnei, ku po shërben si juriste në sezonin e fundit të The Voice Australia.
Rita Ora i ndau me fansat disa momente të aventurave të saj gjatë kohë sa po qëndron atje, transmeton lajmi.net.
Në Instagram publikoi fotografi se si e ka kaluar fundjavën. Këngëtarja dukej e bujshme derisa pozonte me të brendshme rozë.

Duket qartë se rrobat e banjës luanin një rol të madh në kohën e saj të pushimit, Rita gjithashtu postoi një video vetëm të linjave të saj e cila ishte e veshur me një bikini rozë dhe të zezë.
Ajo u pa gjithashtu e veshur me një rroba banje të zezë me një prerje të guximshme duke venë në pah barkun e tonifikuar.

Rita gjithashtu zbuloi se po punon për projekte të reja pasi ndau një çast të Idris Elba duke pozuar me gruan e tij Sabrina./Lajmi.net/


