Engji vjen me vlogun e saj, zbulon detaje nga përditshmëria dhe prapaskenat

PUBLIKUAR

Engjëllusha Salihu ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

Këngëtarja simpatike erdhi me një baladë të ndjerë dashurie, e cila mban titullin ‘’A e din dashni’’, shkruan GazetaExpress.
Kjo këngë erdhi e realizuar edhe me një videoklip mjaft interesant, ndërsa Engji duket e kuruar si gjithmonë në çdo detaj.

E veçanta e këtij projekti është vlogu i publikuar nga këngëtarja, e cila ka zbuluar prapaskenat e realizimit të videoklipit që nga zgjedhja e veshjeve, grimi e deri tek xhirimet e videos, pamje në të cilat shihet edhe nëna e saj, këngëtarja Shyhrete Behluli, gjersa kujdeset që e bija të paraqitet sa më mirë në këtë projekt.

Por jo vetëm kaq, në vlogun e saj Engjëllusha ka zbuluar edhe shumë gjëra interesante nga përditshmëria e saj ndërsa ka premtuar edhe video të tjera në të ardhmen./GazetaExpress/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...