Gratë deputete kërkojnë drejtësi për Donjeta Pajazitin

PUBLIKUAR

Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, ka shprehur indinjatën e thellë me rastin e vrasjes makabre të Donjeta Pajaziti.

GGD-ja posaçërisht shpreh shqetësimin për vonesat dhe jo efikasitetin e organeve të rendit për të vepruar në rastet kur jeta e dikujt është e rrezikuar.

“Vrasja misterioze e së resë 24 vjeçare, është krim monstruoz, i cili ka goditur familjarët e së ndjerës dhe ka prekur të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksohet në fillim të reagimit.

GGD-ja kërkon që të gjithë mekanizmat e sigurisë të marrin masa që ngjarje të tilla të mos na ndodhin, si dhe të angazhohen që sa më shpejt, të zbulohet e kryesi i kësaj vepre dhe t’i japin dënimin e merituar.

“Grupi i Grave Deputete, duke bashkë ndier dhimbjen e madhe, ngushëllon familjen, të afërmit dhe miqtë e së ndjerës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Lexo po ashtu: Flet nëna e Donjeta Pajazitit: Ma krenare jam që e kam në arkivol, se me qenë me vrasësin! (Video)

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...