Humanizmi shqiptar: Dy jetimë të varfër në Podujevë, po bëhen me shtëpi të re (Video)

PUBLIKUAR

Në një shtëpi shumë të vjetër, po jetonin dy jetim në Podujevë. Por, tash atyre po iu ndërtohet një e re. Krejt kjo punë po bëhet pas iniciativës së Imri Llugaliut, i cili ka mbledhur ndihma nga shumë biznese për ndërtimin e shtëpisë së tyre të re.

Dy vëllezërit që po e presin me padurim shtëpinë e re thanë se sado që janë munduar të punojnë, nuk kanë arritur t’i mbledhin paratë për shtëpinë e re.

Njëri djalë nuk ka dëshirë të dalë në televizion, nga droja se pastaj do ta ngacmojnë fëmijët e tjerë. Këtë mund ta bëjnë shokët e lagjes, pasi ata të shkollës nuk i takon, pasi mësim e ka braktisur për shkak se i është dashur të punojë.

Imami i xhamisë, i cili ka iniciuar ndërtimin e kësaj xhamie, tha se pas dy orëve që kur ka postuar në Facebook fotografitë e shtëpisë, ndihmat janë ofruar menjëherë.

Për ata jetimë është ofruar edhe një ndihmë tjetër. Ata do të kenë mundësi që çdo ditë të ushqehen në një restorant në lagjen e tyre.

Këta dy jetimë, njëri 12 e tjetri 18-vjeçar, deri në ndërtimin e shtëpisë së re po jetojnë tek të afërmit e tyre. /Klan Kosova/

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...

Ikën stuhia, rikthehet dielli: Parashikimi i motit për ditën e martë

Gjatë ditës së martë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara,...