Pacolli tregon se me largimin e mbeturinave në Hajvali s’merret askush (Foto)

PUBLIKUAR

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka publikuar disa fotografi ku shihet bërlloku përskaj rrugës që të çon në fshatin Hajvali të Prishtinës.

Ai ka thënë se pamje të tilla janë tronditëse derisa me largimin e atyre mbeturinave s’merret askush.

“Sa më dhemb shpirti nga këto pamje në rrugën Pavarësia, në fshatin Hajvali të Prishtinës. Nëse ju nuk e doni vendin tuaj, tokën tuaj, pse duhet të tjerët të na duan? Si mundeni me shkatërru natyrën në të cilën kalojmë çdo ditë? Këto pamje që po shihni janë vërtet tronditëse. Dhe askush përveç nesh nuk është fajtor për marret tona”, ka Pacolli në FB.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një person, dyshohet që ushtroj dhunë psikike në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për ushtrim...

Dhunë në Shtime: Një person bëhet për spital, në pranga 27-vjeçari

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur...

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare

Pikat kufitare të Kosovës vazhdojnë të funksionojnë pa ngarkesa të mëdha edhe sot. Sipas të...