Qeveria: Sulm mbi institucionet e pavarura, djegia e veturës së Kryetarit të Gjykatës

PUBLIKUAR

Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër djegien e veturës zyrtare të kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke vlerësuar se është sulm i drejtuar kundër institucioneve të pavarura kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe formë e presionit ndaj bartësve të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkrahje të plotë për organet e drejtësisë dhe për fuqizimin e shtetit të së drejtës. Aktet e dhunës, siç është edhe kjo e vënies së zjarrit veturës zyrtare të Kryetarit të Gjykatës Themelore, flasin për mjerimin e atyre që kryejnë veprime të tilla, por, edhe për nevojën e bashkëpunimit më të madh me qytetarët, për të izoluar dhe demaskuar ata që po veprojnë kundër shtetit të Kosovës, pasurisë dhe institucioneve të tij, thuhet në reagimin e Qeverisë.
Ky akt, i paraprirë nga akte të ngjashme të djegies së disa veturave zyrtare në javët e fundit, është sulm i drejtuar kundër institucioneve të pavarura kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe formë e presionit ndaj bartësve të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Qeveria e Kosovës, konsideron se dhuna e organizuar dhe e shfaqur, në të gjitha format e saj, dëmton interesat madhore të qytetarëve si dhe progresin e përkushtimin maksimal të institucioneve të Kosovës për fuqizimin e shtetit, zhvillimin ekonomik dhe avancimin e rrugës integruese euroatlantike, të cilat po arrihen me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të BE-së.

Qeveria e Kosovës, fton organet kompetente, që në përputhje me obligimet ligjore dhe kushtetuese, duke mos u ndikuar nga asnjë lloj presioni nga kushdo që mund të vije, të marrin masa për zbardhjen e rasteve të tilla dhe parandalimin e tyre në të ardhmen, thuhet në reagim. /|Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...