EULEX-it mund t’i vazhdohet mandati

PUBLIKUAR

Sinjalet që vijnë nga Brukseli tregojnë se Bashkimi Evropian parashikon vazhdimin e mandatit të EULEX-it në Kosovë edhe pas qershorit 2016. Partitë opozitare dhe ekspertë të sigurisë thonë se skandalet për korrupsion në këtë mision dhe dështimet për kapjen e “peshqve të mëdhenj” ia bëjnë të pamundur vazhdimin e mandatit EULEX-it

Këshilli i Bashkimit Evropian në konkluzionet e tij për Kosovën rreth liberalizimit të vizave pati edhe një rekomandim për institucionet e Kosovës, lidhur me mandatin e misionit për sundimin e rendit dhe ligjit, EULEX.

Në pikën shtatë të këtyre konkluzioneve thuhej që Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë dhe në mënyrë efektive me EULEX-in dhe të kontribuojë aktivisht në zbatimin e plotë dhe të papenguar të mandatit të këtij misioni, duke përfshirë edhe një mandat të rishikuar pas qershorit 2016.

Derisa kjo çështje, sipas zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës, ende nuk është diskutuar, opozita dhe analistët janë kundër vazhdimit të EULEX-it pas qershorit 2016.

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë se ende nuk është vendosur asgjë në lidhje me vazhdimin ose jo të mandatit të EULEX-it.

“Ende nuk është vendosur për këtë çështje”, ka thënë shkurt Kuçi, shkruan Zëri.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...