Manchester Unitedi ka pësuar humbje prej 1-2 nga Norwich City, para tifozëve në Old Trafford.
Nikoqirëve u mungoi kreativiteti në fraksionin e parë, ndërsa mysafirët u treguan efikas në një rast. Cameron Jerome priti një top nga Redmond, me lehtësi i kaloi kundërshtarët dhe e futi në portën e De Geas (38’).
Rooney dhe Carrick vazhduan të ishin të ngadalshëm edhe në gjysmën e dytë dhe shumë shpejt erdhi ndëshkimi. Jerome e gjeti Alexander Tetteyn, i cili ishte i saktë me goditjen nga afër zonës (55’).
Një gol për nderin e tifozëve vendas e shënoi Anthony Martial (67’).
Kjo humbje e pozicionon Manchester Unitedin në vendin e pestë në tabelë me 29 pikë aq sa ka edhe
Crystal Palace, një vend më poshtë.
Djajtë e Kuq janë nëntë pikë prapa liderit Leicester City që këtë javë mposhti Evertonin në udhëtim me rezultat 3-2. /Telegrafi/


