Albërije Hadërgjonaj flet për ish-bashkëshortin: I çoja trastat nëpër burgje, tani jemi miq

PUBLIKUAR

Këngëtarja, Albërije Hadërgjonaj, rrëfen për marrëdhënien që ka me babin e fëmijëve tashmë që janë të divorcuar.

Kam pasur një martesë të gjatë, gati 20 vjet. I kam çuar trastat në burgjet  e Shqipërisë. Më të gjata kam krahët nga peshat dhe ai e kupton, është mirënjohës për çfarë kam bërë atëherë”, thotë këngëtarja.

Për kohën që kanë qenë të martuar, përgjigjet nëse babai i dy vajzave e ka kufizuar në veshje. “E gjitha është të mos teprosh apo banalizosh sensin e masës. Unë jam moderne, duhet  ekspozuar pak trup por pa e ekzagjeruar.  Mua ish-burri më ka lënë të bëj karrierë. Pasi u ndamë, nuk kishim marrëdhënie të mira, por me kalimin e kohës kemi arritur në një komunikim të mirë”.

Me humor, thotë se, të paktën ishte i bukur për të bërë fëmijë të bukur. “Te kesh burrin e bukur do të thotë të kesh fëmijë të bukur dhe unë e fitova këtë, mirë apo keq ishte, një gjë e fitova”.

Si një grua që u martua në moshë të re, ka një këshillë për vajzat: “Kam qenë e re dhe e kam përjetuar vetë, vajzat duan kohë të rriten dhe të emancipohen, nuk ka pse të nxitojnë”.

 

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...